Në vitin 1494 Duka i Milanos i dha një detyrë Leonardo Da Vinçit, për atë që do të ishte piktura më e famshme, por edhe më e keqtrajtuara nga kohërat. Edhe në karrierën e tij artistike ishte një vit zhgënjyes. Kishte 12 vjet që ishte në shërbim të Dukës Ludovik Sforca, i quajtur ndryshe Zeshkani. Leonardoja mbante kryesisht funksione oborri, që i shkonin për shtat një mjeshtri ceremonish, ndërkohë që në studion e vet skiconte projekte fantastike të armëve të luftës, si dhe kryente hulumtime shkencore mbi çështje të ndryshme. Megjithatë kishte realizuar pak piktura, a thua se kjo nuk ishte më në interesat e tij.
Në të njëjtën kohë ishte i dhënë pas një projekti që mblidhte të gjitha anët e gjenialitetit të vet, artistik dhe inxhinierik: bëhej fjalë për një skulpturë të madhe kalorësiake të Dukës Sforca. Ai e prezantoi modelin në vitin 1493 dhe filloi punimet për ndërtimin e saj, po atë vit. Skulptura kërkoi 70 ton bronx.
Në atë kohë, në arenën politike, Karli i 8-të i Francës pushtoi Italinë dhe i drejtoi trupat drejt Milanos. Nisur nga ky rrezik, Duka vendosi të përdorë të gjithë bronxin e skulpturës në ndërtim e sipër, për prodhimin e topave dhe shpatave. Ëndrra e Leonardos u copëtua. Prania e tij në oborrin e Zeshkanit mund të ishte e rrezikshme.
Për fat, pikërisht në atë kohë Leonardo mori porosi te re e te shkëlqyer, një afresk. Ky ishte fati i ti. Afresku do t’i jepte punë katërvjeçare dhe do ta shenjtëronte përfundimisht si piktor. Këto fije ndoshta i lëvizi Donato Bramante, mik arkitekt i Leonardos, të cilit i ishte besuar projekti i rinovimit të kishës milaneze, Shën Maria e Faljes, ku Leonardo pikturoi afreskun “Darka e Fundit”.
Vetë Duka darkonte në manastirin Shën Maria e Faljes dhe ishte pikërisht dhoma e darkave të tij që ai dëshironte ta dekoronte me afreske në të gjitha anët. Një faqe e kishte me Darkën e Fundit dhe një faqe me Kryqëzimin e Krishtit. Kryqëzimi… u konsiderua një kompozim i vjetër dhe mediokër.
Sit e kësaj dite ruhen skicat e Leonardos që tregojnë procesin e realizimit të veprës.
Në fillim i mbeti besnik vizionit tradicional, që e vendoste Judën të ndarë nga apostujt e tjerë, por më vinë i transformoi idetë e tij gjatë ekzekutimit të veprës.
Në koleksionin e Uindsorit ruhen bocetat e mrekullueshme të kokave të Shën Filipit dhe Santiagos së Madh.
Disa skica janë bërë mbi pamje të personave real, një person i quajtur Aleksandri i Parmës shërbeu is model për dorën e Jezusit. Ndërsa për kokën Leonardo u frymëzua nga një fisnik i Oborrit të Zeshkanit, nga Xhovani Konte.
Artisti nuk arrita ta përfundojë kokën e Krishtit. Sepse pasi kishte realizuar mjeshtërisht apostujt, sidomos Santiagon e Madh dhe për në fund kishte lënë Krishtin, pikërisht këtë nuk mundi ta ralizojë me fytyrë të shenjtë.
Si punonte Leonardo?!
Kishte ditë gjithë kohës në punë, kishte ditë në plogështi totale.
Ngrihej herët në mëngjes, hipte mbi skele dhe gjithë kohën në punë, aq sa harronte vaktet… Kishte ditë që nuk prekte penel me dorë. Kishte raste që jepte vetëm dy penela
Leonardos i pëlqente ta këqyrte imtësisht veprën.
Duke mos pasur përvojë në afresket tradicionale fiorentinase, Leonardo provoi një tek imë tjetër: Ngjyrat tempera me bojra vaji. Kjo nuk i rezistonte temperaturave. Në pak vite piktura filloi të shkatërrohet.
Në vitin 1517. Flitej për përkeqësimin e pikturës, ndërsa në vitin 1566 Vasari tha se te “Darka…” shquhej vetëm si një njollë e zezë.
Në shekullin 18 u restaurua, por pa rendi ent. Edhe salla u braktis. Gjatë pushtimit të Napoleonit në Itali salla u përdor si stallë kuajsh
Në fillim të shekullit 20 u krye restaurimi me një bazë shkencore duke u përpjekur të gjenden pjesët e humbura të Darkës. Në vitin 1924 u përpoqën të zgjidhin problemin e shkrirjes së ngjyrave, por mbeti pa u zgjidhur problemi i përhapjes së stukos nga lagështira.
Rasti më tragjik i Darkës erdhi në gusht të vitit 1943 kur një bombë e aleatëve në Luftën e Dytë shkatërroi pothuaj gjithë kishën e Shën Maries së Faljes. Fatmirësisht muret e mensës mbetën të paprekura dhe vepra e Leonardos shpëtoi. Ndërtimi i ngrehinës në vitin 1947 eliminoi problemin e lagështisë dhe bëri të mundur ruajtjen e pikturës.
Në vitet 1978-1999 u krye një restaurim i plotë i udhëhequr nga restauratorja Pinin Brambila Barsilon, që arriti të kapë fragmentet e ngjyrave origjinale të veprës.
Duket se u realizua profecia e Leonardos, i cili kishte shkruar: ” Kush mbjell virtyt, famë korr”