Kryeministri David Cameron do të largohet nga posti si kryeministër në muajin Tetor pas votës së Britanisë për të dalë nga Bashkimi Europian.
Në një deklaratë të mbajtur jashtë Downing Street, Caameron tha se do të ëprpiqet të “ankorojë anijen “, gjatë javëve apo muajve të ardhshëm, por “një lidership i ri” është i nevojshëm.
Kryeministri Cameron i kishte bërë thirrje vendit që të votonin për “Remain”, por kishte dështuar me rezultatin 52% me 48%, pavarësisht se Londra, Scocia dhe Irlanda e Veriut mbështetën votën për të qëndruar brenda Bashkimit Europian.
Lideri i Partisë UKIP, Nigel Farage, euroskeptik i njohur, e quajti ditën e referendumit si “Dita e Pavarësisë “ për Mbretërinë e Bashkuar.
Dje paundi ra në nivelet më të ulëta ndaj dollarit, që nga viti 1985.