Dorëheqja e Roy Hodgson nag Përfaqësuesja angleze ka hapur mundësinë që shumë trajnerë të jenë kandidatë për postin në pankinën e “tre luanëve”.

 

Mediat italiane po spekulojnë se Gianni De Biasi është një kandidaturë serioze për të drejtuar Anglinë gjatë botërorit Rusi 2018.

 

Më parë De Biasi ka thënë se do të vazhdoj të drejtojë Shqipërinë por ka shokuar të gjithë gjatë një interviste për “Radio 1 Rai” duke uruar që kjo hipotezë të bëhet realitet.

 

“Ekziston si mundësi, nuk e di se sa e realizueshme është, por ekziston. Unë uroj që të ndodhë”, u shpreh De Biasi.

 

“Kam një klauzolë për të prishur kontratën me Shqipërinë, është një nga pikat kryesore që kam vënë kur kemi bërë rinovimin. Mund të largohem në çdo moment pa probleme. Në fakt probleme do të kisha, pasi krijohen disa lidhje që të detyrojnë të bësh zgjedhje me shumë vështirësi”, përfundoi De Biasi.