Kush fitoi në debatin e dytë të Presidencialeve në Amerikë?- pyet BBC në rubrikën e vet. Për të kërkuar përgjigjen, BBC iu drejtua disa mediave.

Analisti politik William Whelan tha se “nata ra në duart e Trump!”.

Mediat në Shtetet e Bashkuara dhanë verdiktin e tyre kush fitoi në këtë debat me sulme dhe kundër- sulme; por edhe duke njohur faktin se në këto zgjedhje një pjes e madhe e mediave amerikane treguan anëshmëri në favor të zonjës Clinton.

Opinioni është i ndarë, sipas mediave dhe sipas simpative. Disa thonë se zonja Clinton u ngjit në majë të debatit të Dielën në St. Louis. Por kolumnistët ngritën çështjen e dështimit të saj duke goditur zotin Trump, duke i dhënë mundësi atij që të “tejkalojë pritshmëritë”.

” Hillary e buzëqeshur që pamë gjatë debatit të parë në Ishullin e Gjatë? Jo, ajo nuk e bëri udhëtimin perëndimor”.

Fox News, i cili gjatë gjithë fushatës është treguar i egër kundër Trump, konkludoi se zoti Trump arriti t’ai dalë që të performojë përmes surprizave; megjithatë kanali televiziv “armik” nuk arriti ta thotë shkoqur se “kandidati republikan fitoi”. Megjithatë tha se “performoi mirë”, si një lojtar i qendrës, përmes pyetjesh ia doli që të sigurojë shpresën presidenciale.

Ai tha se Republikani e mbrojti rekordin e vet, pavarësisht nga debati i parë, kur shpesh  Hillary e hodhi në erë dhe u duk haptazi se me performancën e tij të lodhshme” arriti që ta kalojë atë natë”.

Vendimi i zotit Trump për të hedhur bomba kundër zonjës Clinton dhe burrit të saj, nga Fox News u përshkrua ekuivalente sikur “Hillari po hidhte Alicia Machado mbi Trump” në debatin e mëparshëm.

/Veritas.com.al/