Kur debati fokusohet në tematikën e papunësisë, Emmanuel Macron shpalos programin e tij.

“Problemi i Francës çprej 30 vitesh, është shkalla e papunësisë, ne jemi i vetmi vend evropian që nuk kemi arritur ta frenojmë”, deklaron kandidati i En marche! i cili predikon thjeshtëzimin e legjislacionit pë biznesin e mesem dhe të vogël, efikasitetin e administratës publike.

Një tjetër propozim i tij është heqja e sigurimit shoqëror të detyruar apo decentralizimin e dialogut social, në ndërmarrjet dhe degët dans profesionale.
Përballë tij, Marine Le Pen i kujtoi konkurrentit bilancin e tij në pushtetin e François Hollande duke iu drejtuar me “Zoti ministër i Ekonomisë”.

Pa përmendur projektin e saj, kandidatja e FN  denoncoi politikën “katastrofike” të pesëvjeçarit “që ndihmoi grupet e mëdha, si gjithmonë”. Ajo merr si shembull 20 miliardët për uljen e detyrimeve të akorduara, megjithatë,  për të gjitha ndërmarrjet, të vogla, të mesme, të mëdha.

/Veritas.com.al/