Zjarri mbi tunelin e Kalimashit ka dalë jashtë kontrollit. Sikurse duket edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel zjarri ka pushtuar të gjithë hapësirën e malit.
Ndërsa sa i përket situatës së zjarreve në Bashkinë Mirditë, zjarri në malin e Munellës ka marrë përmasa më të mëdha, i favorizuar edhe nga erërat e forta.
Mësohet se zjarri është duke zbritur në fshatrat Domgjon dhe Munellë, duke u kthyer në kërcënim serioz për ta. Në fshatin Thirrë zjarri është aktiv, ku në lagjen Gështenjë është afruar në distancën 700 m.
Në lagjen Karaq është afruar në distancën 1000 m. Në terren janë 55 forca të ushtrisë, 10 zjarrfikësa, 4 të shërbimit pyjor.
Nga këto forca po bëhet e pa mundura për frenimin e vatrës, por është shumë e vështirë izolimi.
Pas daljes së zjarreve jashtë kontrollit mbi tunelin e Kalimashit dhe vështirësisë për ndërhyrjen nga toka me mjetet zjarrfikëse, ushtria është mobilizuar dhe është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Nuk dihet ende nëse do të ketë helikopterë që do të vihen në dispozicion për shuarjen e flakëve.
Veritas.com.al