(FOTO: Tom Perez, kryetari i ri i Partisë Demokrate)/

Demokratët e Shteteve të Bashkuara zgjodhën ish sekretarin për Punë, Tom Perez si kryetar të tyre, sot e Shtune. Demokratët me këtë zgjedhje preferuan një veteran të administratës së Obamës për t’i udhëhequr në misionin e frikshëm për ta ringritur Partinë Demokrate e cila po përjeton opozitën ndaj presidentit Trump.

Anëtarët e Komitetit Kombëtar Demokrat, e zgjodhën Perez në raundin e dytë të votimit, pas një gare të ngjeshur dhe me shumë kandidatë, si kurrë në dekadat e fundit.

Perez do të përballet me sfida në provën për të unifikuar dhe përtërirë partinë e rrënuar pas zgjedhjeve të 8 Nëntorit kur kandidatja demokrate Hillary Clinton humbi përballë Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara.

/Veritas.com.al/