Demokratët e Korçës, përmes një peticioni të firmosur sot, kërkojnë të anulohet procedura ‘farse’ që ka nisur Lulzim Basha për votimin si kryetar i PD.
Media njofton sot se “Lulzim Basha bëri marrëveshje me Ramën për të garantuar votën në 25 Qershor. Kësisoj, është i papranueshëm justifikimi i rezultatit dëshpërues për manipulimin apo blerjen e votës.
“Në një situatë si kjo demokratët nuk kanë si t’i kërkojnë llogari “hajdutit”, por bëjnë përgjegjës “rojtarin”. Rojtari ishte garant i zgjedhjeve për ta” shkruajnë demokratët e Korçës në peticion.
130 firma janë hedhur mbi peticionin që kërkon të ndalet’ pengmarrja’ e PD-së dhe kërkohet:
“Anulimi i procedurës dhe farsës së nisur nga Z. Basha dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin nga kryetari dhe nënkryetarët e PD me gjithë farsën që i shoqëron”, shkruhet në peticion.
Veritas.com.al/