Ura mbi liqenin e Ulzës është dëmtuar nga erërat e fuqishme të disa ditëve më parë.
Kjo është një urë pasarelë e ndërtuar me disa kavo metalike. Erërat e fuqishme dëmtuan një pjesë të bazamentit të trarëve dhe dërrasave.
Për disa banorë që kanë bagëtitë në anën tjetër të lumit thuajse mbetën të izoluar, sakaq autoritetet vendore të bashkisë së Matit premtuan rikostruksionin e kësaj ure.
Preni afro të 80-tave dhe Zefi i biri, menjëherë kanë nisur rindërtimin e urës së dëmtuar.
Ata me varkë mblodhën binarët dhe dërrasat e rëna në liqen duke nisur riparimin e urës pasarelë.
Banorët tregojnë se kjo zonë është një mrekulli natyrore mjaft e vizituar në çdo stinë të vitit, nga turistë vendas dhe të huaj.
Gjatë sezonit veror numri i turistëve pati kapërcyer parashikimet, pasi turistët preferojnë natyrën dhe bukuritë që dhurojnë liqeni, urat pasarelë, sigurisht dhe me historitë e kësaj zone.
Komente