Deputeti i Rilindjes, Alfred Peza që sot shpallet zyrtarisht nën hetim. Akuzat ndaj tij janë ngritur nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme e cila ka nisur hetimin pasi Peza kishte blerë në emër të gruas së tij, aksione në një bankë private në Tiranë.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme se ndaj Alfred Pezës janë ngritur 3 akuza. Bëhet fjalë për akuzat e ‘fshehje të të ardhurave’, ‘Pastrim i produkteve penale’ dhe ‘Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje, ose deklarim i rremë i pasurisë’.

Mbi  këto akuza është njoftuar edhe avokati i Alfred Pezës. Dosja ndaj këtij të fundit është dërguar në Gjykatën e Lartë ku do të gjykohet për shkak të pozicioni të tij si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Alfred Peza është një gazetar i njohur në media, të shkruara dhe vizive, deri në vitin 2013 kur u përfshi në Parlament si deputet i Partisë Socialiste.

Veritas.com.al/