Qeveria është në prag të rënies. LSI e ka ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj “diskutimeve idiote politike”, siç u shpreh Meta, duke nënkuptuar se ato po bëhen nga PS. S’ka vonuar reagimi i një prej deputetëve më të zëshëm të PS –së kur vjen fjala për llogore lufte verbale. Erion Braçe i kërkon Edi Ramës ta largojë Metën nga qeveria. Përndryshe, deputeti i Lushnjës paralajmëron se do të dalë në opozitë. “Ky është çmendur (Meta). Po na mban fjalim kundër Amerikës dhe ameriaknëve. Una jam i neveritur nga kjo. Jam i llahtarisur. Por më shumë i neveritur. Nëse ti e mban këtë në qeveri, unë do të dal në opozitë. Kaq di unë. Më vjen turp me këtë mbledhje”, shkruan Braçe duke komentuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku po fliste Meta.
21 Kor 2016