Deputeti i Partisë Socialiste në Kuvend, Erion Braçe, përmes një statusi në facebook, i ka bërë thirrje kryetarit të PD, Lulzim Basha që të mos protestojë në rrugë ditën e Hënë.
“Në rrugë do të përballesh” me popullin- ka shkruar Braçe, jo ‘me policinë’.
Nëse duhet lexuar nën rreshta se çfarë mund të jetë vendosur në institucionet e PS, Braçe zbulon se qeveria nuk nxjerr në rrugë policinë si ligj-zbatuese, por do të thërrasë militantët e vet që i quan ‘popull’ për t’u përplasur me protestuesit e thërritur nga Opozita dhe pakënaqësia qytetare ndaj qeverisë.
/Veritas.com.al/