Në Lezhë u zhvilluan sot homazhet në nderim të deputetit Gjovalin Kadeli, i cili i nda nga jeta pak ditë më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Në ceremoni ishin të pranishëm drejtues të institucioneve shtetërore, miq, të afërm dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mbajti fjalën e lamtumirës për deputetin e LSI-së, Gjovalin Kadeli.
“Nuk e kisha menduar kurrë më parë një çast si ky dhe një arsye të rëndë si kjo për të ardhur në Lezhë- tha Meta
“Ka shumë vite që për të ardhur dhe ndaluar në Lezhë, si qytet, si mik, i ftuar, apo si politikan, një arsye e madhe ishte babai dhe biri juaj, miku dhe kolegu ynë i paharruar, Gjovalin Kadeli.
Nuk e kishim menduar kurrë se në një ditë si kjo, Gjovalini do të na mblidhte sërish të gjithëve, por nuk do të na dilte të na priste buzagaz si gjithmonë. Gjovalini ishte një njeri i rrallë. Nuk duhej të prisnim këtë ditë ikjeje për të thënë një gjë të tillë”- tha Ilir Meta
Trupi i pajetë i deputetit të LSI, Gjovalin Kadeli është përcjellë në banesën e fundit.
Kadeli u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai shkoi në Itali për kurim më të specializuar, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Veritas.com.al/