(FOTO: Samuel Ndoka, djali i burgosur i viktimës Aleksander Ndoka)/

Dje në mëngjes u ekzekutua me armë zjarri Aleksandër Ndoka, vëllai i Arbenit të njohur edhe si deputet, edhe si një deputet problematik, rrahës kolegësh, gjaknxehtë që nxjerr amrën, dhe i piketuar si i ngatërruar me trafiqe njerëzish në Itali. Për shkak të autoritetit që ka deputeti Ndokaj në qeveri, me sa duket ka arritur të marrë shpejt leje për djalin e vëllait që iu vra dje. Nipi i tij Samuel Ndoka ka mbërritur në shtëpi nga burgu, për të varrosur babanë. Ndërsa djali tjetër i Aleksandrit ndodhet në kërkim si i dyshuar për tentativë vrasjeje.

Por nderi themelor që u ka bërë deputeti nipave të tij është shëmbëlltyra që u ka ofruar dhe ‘guximi’ që u ka dhënë për të mos u ndalur para krimit. Ata kanë plagosur me armë zjarri një nga bashkëqytetarët e tij dhe kanë kryer disa vepra të tjera të këitj lloji. Modeli i tyre mbetet xhaxhai deputet, Ndoka, i cili nuk ndalet dhe ka gjithnjë përkrahjen e qeverisë.

Por sot në ditën e varrimit, mundi të nxjerrë nga burgu Samuelin. Vëllai i Samuelit ndodhet ‘në pyll’ i kërkuar nga policia dhe prokuroria.

Sipas njoftimeve telegrafike:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i jep leje Samuel Ndokës të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i vrarë një ditë më parë, Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Burimet bënë me dije se ‘leja është miratuar konfrom rregullave’ dhe do të shoqërohet i riu me masa të rrepta sigurie dhe pas ceremonisë për varrosjen e të atit do të rikthehet sërish në qeli. Po ashtu sqaruan burimet është njoftuar dhe policia e shtetit për të rritur masat e sigurisë në zonë.

Samuel Ndoka është prangosur dy muaj më parë nga Policia e Tiranës me akuzën e armëmbajtjes dhe qëndron me masë sigurie arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Një ditë më parë në lagjen “Nënë Tereza” u ekzekutua në një atentat mafioz vëllai ish-deputetit Ndoka, teksa ishte duke u kthyer me automjetin me targë AA 382 SE në banesën e tij.

Veritas.com.al/