Deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-ministri i Inovacionit, në një intervistë për gazetën “Panorama”, flet për procesin e vështirë të Reformës në Drejtësi. Ai sqaron për publikun, negociatat intensive në Tiranë, por veçanërisht në kancelaritë jashtë vendit të kreut të opozitës Lulëzim Basha, për zgjidhjen e ngërçit të krijuar dhe shkuarjen drejt votimit me konsensus të plotë. Sipas Genc Pollos, keqkuptimet dhe shpesh dezinformimet që kishin diplomatët Lu dhe Vlahutin në Tiranë, Basha arriti t’i zgjidhte në nivele më të larta me Brukselin dhe Ëashingtonin.

 

“Keqkuptimet e sajuara në Tiranë, Lulëzim Basha i zgjidhi me sukses në kontakt direkt me Brukselin dhe Ëashingtonin. Të gjitha kërkesat e PD u pranuan.  Edhe pse dëgjuam pak ditë para 21 korrikut, se këto propozime qenkëshin të papranueshme, 24 orë pas miratimit të tyre në Kuvend plot qeveri  e përshëndetën votimin unanim”, thotë deputeti i PD-së për lojën që u bë me vijën e kuqe për vettingun.

 

Në po këtë intervistë Pollo ndan edhe opinionin e tij, për sms-të e amabasadës amerikane në Tiranë ndaj deputetëve të caktuar një ditë përpara votimit, nëpërmjet të cilave shtrëngoheshin të votonin pavarësisht konsensusit, përndryshe do të kishin pasoja të rënda personale.

 

“Të kërcënosh me masa që rezervohen për terroristët e kriminelët, është e papranueshme. Por edhe e padobishme e kontraproduktive. Nuk ishte mjet që realizon qëllimin, siç edhe e tregoi akordi i të enjtes pasdite e votimi i të premtes pa gdhirë”, thotë Pollo.