(FOTO: Armando Prenga)/
Një histori e gjatë e përfolur në media, në Kuvend, në grupimet politike dhe në ambiente të tjera sociale, më në fund mbyllet me deputetin Armando Prenga.
Fillimisht u akuzua si autor i veprave penale të kryera në Itali dhe më vonë u vu nën akuzë për armë-mbajtje pa leje dhe për kanosje jete ndaj disda peshkatarëve në zonën e Kurbinit, ku edhe është zgjedhur deputet. Për një seri akuzash, prej kohe është kërkuar heqja e mandatit të deputetit për Armando Prengën, por Partia Socialiste ka krijuar një “rreth mbrojtjeje” ndaj tij.
Ditët e fundit Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Armando Prenga, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përdorio fuqinë e tij ligjore për të mos e dorëzuar deputetin para ligjit mbi “Dekriminalizimin e Kuvendit”.
Soty, vetë deputeti Prenga ka dorëzuar “vullnetarisht” mandatin e deputetit para kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Në një letër dërguar Kuvendit, Prenga thotë se e dorëzon mandatin edhe pse nuk është prekur nga ligji i dekriminalizimit. Prej ditësh KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme ishin në konflikt për mandatin e Prengës që kishte fshehur nga formulari i dekriminalizimit një dënim me gjobë dhe një dënim për vjedhje banesash në Milano. Në letrën e tij, Prenga i quan shpifje akuzat e opozitës, megjithatë bën me dije se dorëzon mandatin e deputetit. Vendimi për ndërprerjen e mandatit të Armando Prengës ishte marrë nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa KQZ nuk iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Prokurorisë, por kërkoi material shtesë. Mandati i socialistëve në qarkun Lezhë, pas kësaj dorëheqje, i kalon LSI-së
/Veritas.com.al/