(FOTO: Deputetja Majlinda Bregu) 

 

Edhe pse Opozita ka vendosur që të bojkotojë raportimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, në komisionin parlamentar, Majlida Bregu, depuetet e PD, ka refuzuar që ta zbatojë vendimin.

Deputetët opozitarë, Arben Imami dhe Genti Bogdani janë larguar nga komisioni i Integrimit menjëherë sapo ka ardhur ministri Manjani, ndërsa deputetja Majlinda Bregu ka vendosur që të qëndrojë në komision.

Në komision të pranishëm ndodhen të gjithë deputetët e maxhorancës; mes tyre kryetarja e komisionit të Integrimit në Kuvend, Majlinda Bregu.

/Veritas.com.al/