Duke kërkuar që të kundërshtojë ndalimin e shallit Musliman në ligjin e ri për sektorët publik të punës, deputetja Muslimane Austriake, Muna Duzdar tha se ligji mund të shtrihet deri në ndalimin e kryqit në shkollat e Austrisë.

Koalicioni qeveritar i Austrisë, që përbëhet nga Socialistët (SPÖ) dhe nga konservatorët e Partisë Popullore (ÖVP), kanë rënë dakord për një marrëb=veshje të re që mund të lidhë më mirë koalicionin për zgjedhjet e reja. Marrëveshja mbështet legjislacionin për një shtet sekularist që nënkupton edhe heqjen e perçes së grave myslimane në sekrorët publik të punës.

Zonja Duzdar e Socialsitëve  SPÖ, e cila është bija e një emigranti palestinez dhe është e para femër ministre që ka shërbyer si sekretare shteti, tha se nuk kërkon që të gjithë kryqet të hiqen menjëherë, por çështja është se çfarë nënkupton qeveria me “neutralizimin” e  simboleve fetare-  sipas  gazetës “Kronen Zeitung”.

/Veritas.com.al/