Nga: Veritas.com.al/

Mediat shqiptare sot kanë transmetuar më brohoritje të madhe se Ministri i Jashtëm Gjerman, Sigmar Gabriel, ka qenë i prerë kundër Bashës dhe se  “ka rrëzuar kërkesat e opozitës shqiptare dhe ka sulmuar bojkotin e parlamentit”. Kjo, sipas mediave ka ndodhur në konferencën e përbashkët me ministrin e majtë shqiptar,  Ditmir Bushatin, Gabriel tha se bojkoti, protesta në çadër dhe një qeveri teknike pak para zgjedhjeve janë absurde dhe për pasojë të papranueshme. Pengimi i reformës në drejtësi e largon Shqipërinë nga BE, tha Gabriel.

“Këtu në Shqipëri bëhet fjalë për zbatimin e reformës në drejtësi”, ka thënë Gabriel.

Këtu në Shqipëri fjala e Gabriel është marrë si fjalë Perëndimore dhe si porosi e Merkel.

Asnjëra prej këtyre nuk duken të vërteta, por edhe sikur të jetë kështu, asgjë nuk mund të jetë imponuese mbi një protestë qytetare popullore të udhëhequr nga opozita në Tiranë.

Megjithatë, zoti Gabriel është një përfaqësues i të Majtës në Djathtizmin e Merkel. GAbriel është i dërguar i SPD (Social- demokrate), ndërsa zonja Merkel është e CDU- thelb i të djathtës Kristiane. Koalicioni i ka prurë së bashku.

Por edhe sikur Gabriel të jetë vetë “zot” i të djathtës, ai duket i paditur dhe i pa informuar. A nuk e di Gabriel se Opozita në Shqipëri është garante e Reformës në Drejtësi dhe Dekriminalizimit?

Megjithatë, edhe sikur vetë zonja Merkel të jetë, tani bota ndahet mes “moçalit” të qeverive të kundërshtuara dhe të shkëputura nga qytetarët dhe pjesës tjetër që tashmë quhet “djathtizëm populist”. Populizmi i djathtë po vërshon në Europë dhe po  largon qeveritë e “swamp”. Fenomeni Brexit dhe Trump janë ato që ndajnë botën mes këtyre dy kategorive: elitë e mbaruar politike dhe një e djathtë që po fiton

Zoti Gabriel, në fakt, është pjesë e “swamp” në oborrin e Merkel.

/Veritas.com.al/