Kryeministri Edi Rama i pranishëm në eventin për marrjen në dorëzimin nga Forcat e Armatosura, të 40 mjeteve të para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s nga kompania “Timak Defence”.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se deri në vitin 2028, ushtria shqiptare do ketë të gjitha kapacitetet sipas standardeve të NATO-s.

Sipas kreut të qeverisë, do të prodhohen mjete për ushtrinë më të fuqishme në botë, atë amerikane.

Zoti Rama shtoi se në vend po prodhohen edhe 14 zjarrfikëse të reja.

“Sot, një kompani e krijuar për të shërbyer, me 100 përqind aksione të shtetit, ka filluar të arkëtojë të ardhura. Të gjitha kompanitë që do vijnë nga vendet partnere, kanë vetëm një derë, ajo e KAYO. Së shpejti, do të jemi së bashku për të parë zhvillime. Këto mjete, janë të prodhuara këtu në vend. Janë mjete që i vihen në dispozicion ushtrisë shqiptare. Ushtria shqiptare, që nga 1992, deri përpara se të hynim në këtë fazë, ka vuajtur për mjete. Plani ynë, brenda vitit 2028, ushtria shqiptare do t’i ketë të gjitha mjetet, kapacitetet, që nga makina më e lehtë deri tek armët më të sofistikuara. Do ketë flotë mjetesh sipas standardeve të NATO-s. Kemi marrëveshje me kolosë të industrisë ushtarake, mos u çudisni kur të vijmë këtu dhe të ekspozojmë gjëra të prodhuara këtu, që do ia japin dhe ushtrisë më të madhe, SHBA.

Kjo është Shqipëria tjetër që kemi ndërtuar dhe do japë të tjera lloj rendimentesh. 14 zjarrfikëset e reja po prodhohen sot nga IMAK. Atëherë e morëm Shqipërinë pa zjarrfikëse. Ne do ndërtojmë flotë zjarrfikësish, njësoj se flota e ushtrisë. Do i kemi të gjitha zjarrfikëses sipas standardeve të BE, po ashtu me autoambulancat, e njëjta gjë. Mirëmbajtjen do ta bëjmë këtu”, theksoi ai./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *