Bill Clinton ka qëndruar në vilën e Jeffrey Epstein, në ishullin privat në Karaibe, të miliarderit pedofil, sepse “i kishte një borxh”… Kështu thuhet në një dëshmi të dhënë para 9 vitesh, por të publikuar vetëm të enjten në gjykatë, nga Virginia Roberts Guiffre, një prej viktimave të Epstein.

Në dokumentet e publikuara në gjykatë thuhet se, Guiffre, e cila akuzon edhe Princin Andrew se ka abuzuar seksualisht me të, pyet Epstein se çfarë donte Clinton në ishullin e tij, pasi e kishte parë në festë, ndërsa Esptein i ishte përgjigjur “më ka një borxh”.

Dëshmia e Virginia Roberts është dhënë në 2011 dhe në të përfshiheshin edhe dëshmitë kundër Ghislaine Maxwell. Por edhe pse këto dëshmi ishin bllokuar nga gjykata, të enjten ato u bënë publike.

Në dëshmi, Roberts pretendon se ka parë në avionin privat të Epstein, edhe ish-zëvendëspresidentin Al Gore dhe modelet Naomi Campbell dhe Heidi Klum. Sipas saj, festat erotike dhe orgjitë që Epstein organizonte, bëheshin edhe në avionin e tij privat, jo vetëm në ishullin në Karaibe.

Maxwell është momentalisht në një burg në Bruklin, ndërsa pret të gjykohet për akuza e trafikimit seksual. 58-vjeçarja i mohon akuzat dhe nuk pranon të ketë ndihmuar Epstein të sigurojë vajza, edhe të mitura, për festat e tij me personazhe të famshëm. Ajo u arrestua më 2 korrik, por gjyqi do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij gushtin e kaluar në Manhatan, ndërsa po priste gjykimin për akuza të ngjashme dhe për abuzimin e vajzave të ndryshme. Edhe ai nuk i kishte pranuar ato.