(FOTO: Bledar Naçi)/
Bledar Naci është emri i një efektivi të Departamentit të Anti- Drogës; ai tani nuk është më në këtë detyrë, sepse është shkarkuar ai dhe disa kolegë të tij pasi kapën makinën “Audi” me targa AA003GB, në pronësi të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por që e përdornin Habilajt për transportim droge.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014, kur Tahiri sapo ishte ngjitur në postin e ministrit të Brendshëm.
Në një intervistë për “Gazeta shqiptare”, Bledar Naçi tregon se si rrodhën ngjarjet pasi u përpoqën që të ndalonin makinën “Audi” me drogë. Por makina nuk e përfilli urdhrin e Policisë dhe u largua për në destinacion. Sidoqoftë, efektivët e Anti- Drogës e ndaluan dhe e shoqëruan makinën “Audi”, edhe pse u kërcënuan nga Policia.
Që atë ditë gjithë efektivi i Anti- Drogës që mori pjesë në kapjen e makinës së ministrit që ua kishte dorëzuar vëllezërve Habilaj si mjet për trafik droge, pësoi rënien. Askush prej tyre sot nuk ndodhet në detyrë.
“Do ta shikoni ç’do tu bëjmë!”- kanë kërcënuar Habilajt.
Pak më vonë u shpik një shpifje kundër Bledar Naçit sikur ky ‘i kishte marrë 10 mijë lek” një njeriu që përdorej prej tyre dhe sot rezulton i dënuar për disa vepra penale.
Një vit më vonë pasi Bledar Naci, Antonio Nazeraj dhe Dritan Zagani guxuan të ndalojnë makinën Audi të ministrit Tahiri, të tre ose u burgosën pastaj u arratisen, ose u pushuan nga puna si Bledari.
Veritas.com.al/