(FOTO: Paul Rayan- kreytar i Dhomës së republikanëve në Senat dhe Presidenti Donald Trump)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka porositur të shtunën se ligjit për përkujdesjen shëndetësore, i cili është miratuar në kohën e administratës së Barack Obama, i ashtuquajturi Obamacare, do t’i vijë fundi. Me këtë rast ai ka premtuar se në vend të projektligjit që dështoi në Senatin Republikan, do të bëhet ligji i ri, i cili sipas tij, do të jetë “i shkëlqyeshëm për amerikanët”.
“Ne do të bëjmë një plan të shkëlqyeshëm për përkujdesjen shëndetësore për popullin. Pa frikë!”, shkruan Trump në Twitter.
Ndërkohë, kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të SHBA-ve, Paul Rayan tërhoqi mbrëmë propozimin për anulimin e ligjit të ashtuquajtur Obamacare për shkak të mungesës së mbështetjes.
Me këtë rast, njëri nga premtimet e presidentit amerikan se do të zëvendësojë ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe me këtë të anulojë reformën e sistemit shëndetësor të ish-presidentit Barack Obama seriozisht, ka ardhur seriozisht më pikëpyetje, pasi iu janë kundërvënë ashpër edhe disa republikanë, transmeton agjencia Association Press.
Qëllimi i ligjit për mbrojtje shëndetësore e ish-presidentit Obama ishte zvogëlimi i numrit të amerikanëve që janë pa sigurime shëndetësore, ndërsa dhjetëra mijëra firma janë ftuar që të paguajnë pjesën e sigurimit shëndetësor për punëtorët e tyre.
/Veritas.com.al/