Negociatat mes Ilir Metës, Lulzim Bashës dhe ambasadorëve  Donald Lu e Romana Vlahutin kanë dështuar.

Takimi mes tyre nuk ka mundur të gjejë gjuhën e përbashkët për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar. Ka qenë kryetari i PD Lulzim Basha që u largua i pari nga takimi në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të ketë qenë i pranishëm në këtë takim.

Rama është i vetmi që deri tani gjatë ditës së sotme nuk ka folur, pasi mbrëmjen e djeshme PS prishi konsensusin e arritur mes palëve.

Ndërkohë, Meta vijon takimin me ambasadorët në zyrën e tij dhe pritet që të ketë dinamika të tjera në vazhdim.