Top Channel mëson se për ngjarjen në Uzinën e Gramshit janë ndaluar tre persona, që të tre rusë. Dy djem edhe një vajzë. Ndodhen në komisariatin e Elbasanit. Ka nisur hetimi nën drejtimin e prokurorit të rrethit Kreshnik Ajazi.

Të perfshirë në hetime Antiterrori, SHISh dhe Shërbimi sekret i Ushtrisë.

Kushtet ne te cilat kryhet ky akt terrori:

Heqja e vizave gjatë muajve të verës për shtetasit rus, ia lehtëson futjen në vendin tonë agjentëve të shërbimit sekret rus.

Një vit më parë në verë dy shtetas rus u kapën në perimetrin e jashtëm të bazës ajrore të Kucovës.

Ata kishin hyrë si turistë nga Mali i Zi dhe iu gjet edhe një dron.

Autoritetet shqiptare u mjaftuan me dënimin e tyre