Një petroliere iraniane është në flake në Detin e Kuq, pergjatë bregut Saudit. E referon Agjensia Iraniane e lajmeve Isna sipas se ciles shpërthimi kishte provokuar rrjedhjen e naftës në det. “Ekspertët besojnë se ky është një sulm terrorist”. Sipas lajmeve të para,leshuar edhe nga TV satelitor al-Jazeera, cisterna e Kompanisë Kombëtare Iraniane të Naftës ndodhet rreth 60 milje nga porti i Jeddah dhe mund të jetë goditur nga një raketë.
Mund të kete pasur ndoshta dy shpërthime në anije. Agjensia Mehr konfirmon se nuk kishte patur pasoja për ekuipazhin: “Teknikët që ndodhen në bordin e cisternës dhe ekspertët e NITC po përpiqen të sqarojnë shkakun e shpërthimeve”, shton agjencia.
Veritas.com.al/