Dhjetëra persona u përfshinë nga një ortek, mbrëmjen e kaluar, në zonën e Lech të Austrisë, duke ngritur në këmbë autoritetet e vendit.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga bora në gjendje të qëndrueshme 8 persona, ndërkohë që ende nuk dihet fati i dy të tjerëve, për të cilët vijojnë kërkimet me të gjitha mjetet e mundshme dhe madje edhe me helikopterë.
Orteku raportohet të ketë nisur pas mesditës në zonën e Trittkopf, në një lartësi 2700 metra dhe ka përfshirë dhe pistat e skiatorëve në Lech e Zurs, në rajonin e Vorarlberg.
Megjithatë, autoritetet e kishin dhënë më herët alarmin për rrezikun që kanosej nga ortekët në zonë deri në fund të javës. Aktualisht, 200 persona po punojnë për gjetjen e dy të humburve.