Nga: Bujar Xhaferi
Nuk besoj te gjendet ndonje grupim, apo bashkim frymoresh njerzor, apo thjesht trupash te levizshem, pa shpirt, pa ego, pa personalitet, sic jane te “zgjedhurit “ e parlamentit shqiptar: te habisin kur flasin , kur belbezojne , kur mermerisin, (kane shume pak dallime apo cilesi individuale), dhe eshte e veshtire te supozosh nje hierarki mentale ndermjet tyre.
Per shkat te sindromit te transferences , te psikes kolektive te kesaj toge parlamentare, te vijne nderment seancat e dikurshme te te ashtuqujturit kuvend popullor, po nderkaq, ky kuvend i sotem ka nje standard akoma me te ulet: kuvendaret ketu duket sikur jane shitesa te tregut me shumice apo si tregtare lekuresh te rrethinave te larget qe i bejne reklame mallit duke klithur me ze forte. Kam parasysh disa syresh, qe nuk dallohen as nga kahu qe pefaqesojne as nga ngjyra, as nga soji.
Jane ne menyre te frikshme te njellojte: ne kamerat aty rrotull pozojne mbrapsht me te ndenjura te gjera dhe me kostumin standard me dy te cara te pershtatur nga stiliste te njohur te qyteteve te europes perendimore.
Eshte rasti tipik kur vetevetja nuk i perket zoteruesit te saj. Ruci, qe eshte edhe kryetari i parlamentit, qe qendron me dy sy te nervozuar qe shikojne gjithmone poshte eshte e veshtire te perfytyrohet si nje qenie humane me sens apo kendveshtrim erotik mbi realitetin. Ligjerimi i tij fillon gjithmone me foljen “vate” e cila duhet te transkriptohet ne shqipen e sotme si folja “vij”; Lymi, Gjuzi, Lefteri , te gjithe nuk dallohen nga doktrinat qe perfaqesojne , as nga tezat apo hipotezat qe shprehin , (ata s’kane as teza as hipoteza, s’kane lexuar as biblen as kuranin, kurren e kurres ndonje autor doktrinash mbi te drejten apo te padrejten) ata shpesh thirren me nofkat ngazellyese; kaubojsi, horri, vagabondi si ne tribute ku sundon subkultura.
Hinta tallese e perandorit te dikushem romak, Kaligula, i cli emeroi kalin e tij te preferuar ne senatin romak, nuk do te bente pershtypjen e marrezise se nje tirani te mbrapsht e gjakesor, por do te dukej si nje keshille e urte e ezopiane ne mjediset e ketij parlamenti pa ngjyre dhe pa tru…., ceshtja e ketyre parlamentareve s’ka lidhje me ceshtjen e sotme shqiptare qe permblidhet ne dilemen hamletiane “To be or not to be …” ( te jesh a te mos jesh), por me pel-melin folklorik “ Hiqja Lenes futja Prenes…”
Me teper se sa nje salle parlamenti duket si nje skene ku luhet nje psikodrame. Parlamentaret me teper se te tille duken si trupa qe performojne, si krijesa kartoni (pa materjen e vetvetes) te nje regjisori politik… Gjithcka qe kane eshte karta e parlamentit, karta eshte gjithcka, eshte semundja e tyre, eshte mall tregu, eshte pasuri, eshte kenaqsi seksuale, ( ose kenaqsi politike), eshte fitorja e gunges se ashper politike mbi nje popull teper teper te urte… Kur i sheh kaq te kenaqur; Lymin, Gjuzin , Rucin, Elisen, Shahinin, Lefterin….duket sikur bekimi me i madh i tyre eshte lutja folklorike e kavajsave te kohes se tanzimatit: “ zot, me jep ment aq sa te lidh ushkurin, te tjerat mi jep pare…..”.
VERITAS.COM.AL