(FOTO- Arkiv)/
Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, përmes një fjalimi mbajtur sot në Çadrën e Protestës, i është përgjigjur “pozitivisht” kërkesës së kryeministrit Rama për “dialog”. Ai ka thënë se e mirëpret dialogun me faktorët politik, dhe veçanërisht me qeverinë, por që ky të jetë “dialog politik për zgjedhje të ndershme dhe të lira”- sipas zotit Basha.
“Nëse do ketë dialog politik ky nuk do kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës dhe maxhorancës, por do jetë dialog politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, – thotë ai
Kryetari i Opozitës, Basha, ka venë si kusht që të gjitha palët t’i shërbejnë “Republikës së Re”, të promovuar kaq kohë në zhvillimin e protestës së Opozitës.
“Republika e Re fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme- tha Basha-. Republika e Vjetër është komploti më i madh ndaj qytetarëve shqiptarë, bëjnë teatër kukullash nga mëngjesi deri në darkë që të zhvatin shqiptarët, komplot ndaj çdo qytetari. Para se të tjerë komplot politik, Republika e Vjetër është një komplot ekonomik”,- tha Basha.
Nuk është aspak e sigurt se kryeministri Rama mund ta pranojë këtë ftesë për dialog, përderisa flitet për “dialog politik dhe jo Pazar”, dhe përderisa flitet për “Republikë të re” dhe jo vazhdim të qeverisë së deritanishme.
/Veritas.com.al/