Dielli ka hyrë në një letargji të thellë. Që nga fillimi i moshës hapësinore, kurrë nuk është observuar kështu një minimum aktiviteti në ciklin e saj 11-vjeçar.Njollat diellore, kane venë në dukje ekspertët, kane munguar për pjesën me te madhe te 2018 dhe sasia e rrezeve ultraviolet është zvogëluar në mënyrë drastike. Rrjedhimisht, zona më e jashtme e atmosferës së Tokës është duke u ftohur në mënyrë progresive, sipas një studimi të botuar në Journal of Atmospheric and Solar-Terrestrial Physics dhe kryer nga grupi i udhëhequr nga Martin Mlynczak, nga Qendres se kërkimeve Langley te NASA.

“Nga Janari deri në Shtator 2018, për 58% të ditëve, Dielli ishte pa njolla, por në vlerësimin e thellësisë së minimumit diellor, ajo që llogaritet është kohëzgjatja e ditëve të njëpasnjëshme pa njolla, momentalisht mungesa e tyre vazhdon qe prej 15 ditëve, por duhet parë nëse kjo prirje vazhdon, pra sa kohë zgjat sekuenca “,i tha sitit Ansa.it Mauro Messerotti, i Observatorit të Triestes të Institutit Kombëtar të Astrofizikës (Inaf) dhe Universitetit të Triestes.

Veritas.com.al/