
Ulja e ndjeshme e temperaturave ka rikthyer borën në pranverë në zonat malore të vendit. Në qarkun e Kukësit reshjet e borës kanë qënë prezente gjatë gjithë ditës së dielë. Në zonat që shtrihen mbi 400 metra mbi nivelin e detit trashësia e dëbores vijon nga 5 deri në 10 cm.
Në Rrugën e Kombit nuk ka shtresa bore, pasi mjetet borëpastruese e kanë mbajtur nën monitorim dhe kanë operuar me hedhjen e kripes në trasene e saj nga Repsi në Morinë. Edhe akset e tjera nacionale në rajonin verlindor nuk kanë probleme. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve rekomandohen të jenë të kujdesshëm gjatë natës, pasi ulja e temperaturave mund të sjellë ngrica dhe akull në rrugë. policia apelon që në këto akse të përdoren zinxhirët dhe gomat dimërore.
Pavaresisht erës së forte dhe stuhive te borës, furnizimi me energji elektrike vijon normalisht në të gjithë qarkun e Kukësit, perjashtuar vetëm lagjen Trull në njesinë administrative Surroj, të Kukësit për shkak të djegjes së transformatirit. Grupet e OSHEE po punojnë për zëvendësimin e tij dhe rikthimin e energjisë elektrike në këtë lagje. Në qarkun e Dibrës bora është e pranishme në lartësinë dëri në 700 metër, ku trashësia varion nga 3-15 cm.
Reshjet e borës përfshinë këtë të dielë zonat malore të qarkut të Shkodrës, duke sjellë edhe ulje e ndjeshme të temperaturave. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, bora është e pranishme në Pukë- Fushë Arrëz, Malësi të Madhe, ne zonën e Vermoshit dhe në aksin Qafë Thore- Theth. Këto akse janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa problem. Dimri është rikthyer edhe juglindje të vendit. Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore dhe ato urbane, deri në lartësinë 700 m. Në qytetin e Pogradecit dhe Korçës bora ka rënë me intensitet mesatar.
Kjo situatë e pazakontë në këtë periudhë të vitit nuk ka sjellë probleme me qarkullimin. Në Qafë Thanë mjetet e kompanisë kontraktuese po bëjnë pastrimin e aksit nga bora. E diela riktheu sërish reshjet e shiut në zonat e ulëta të vendit, pas një ndërprerje të shkurtër. Në bashkinë Lezhë, moti i keq ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji në zonat e Ishullit të Lezhës dhe Vainit në njësinë Administrative Shëngjin.
Pa energji elektrike rezultojnë gjithashtu disa lagje të Laçit dhe fshatra të Mirditës. Sipas raportimeve nga Mbrojtja Civile të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin rrezik.
Komente