Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, që po zhvillon disa takime me krerët e partive kryesore në vend për zgjidhjen e krizës politike, ka folur për disa gazetarë ku i ka bërë presion Opozitës. Ai i ka dhënë ‘të drrejtë’ opozitës që të mos marrë pjesë në zgjedhje; por kjo duket sikur diplomati sapo erdhi nga planet tjetër. Ai nuk e di se këtu ka një protestë dy mujore të Opozitës, nuk e  di se ka lëvizje të mëdha popullore kundër qeverisë, nuk e di se këtu gjithë soipërfaqja e vendit është e kultivuar me drogë, nuk e di se politika është shpallur e kriminalizuar.

Dhe se në fund nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Diplomati bën sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë, vetëm një kaprico e Opozitës.

“Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen. Zgjedhjet janë më të mira kur ka përfaqësim të gjerë. Nëse disa parti përjashtojnë veten, vetëdëmtohen. Megjithatë është e drejtë e çdo partie mos pjesëmarrja në zgjedhje. Bojkoti dëmton imazhin e vendit dhe investimet. Nëse zgjedhjet certifikohen si të rregullta nga OSBE do të njihen edhe nga SHBA. Dhuna nuk ka vend në vende demokratike zgjidhja duhet të vije nga liderët politikë”, tha Brian Yee.

/Veritas.com.al/