Një sondazh i ri nga Rasmussen tregon se shumica e Amerikanëve akoma sot e kësaj dite çmojnë atësinë si detyrën më të rëndësishme të burrit.
Sipas studimit të kryer nga Rasmussen, 70 për qind e të rriturve pajtohen me deklarimin se “të jesh baba- ky është roli më i rëndësishëm për një burrë në plotësimin e rolit të tij si burrë sot”.
Studimi i zhvilluar online me 1,000 amerikanë të rritur u zhvillua në datat 14-15 qershor. Ai ka një interval besueshmërie 95 për qind dhe një marzh gabimi plus ose minus 3%.
Kompania e sondazheve në studimin e vet nuk kishte si objekt një pikë krahasuese me vitet e kaluara, kështu që nuk është e qartë se si kanë ndryshuar qëndrimet e njerëzve ndaj kësaj gjëje.
Veritas.com.al/