Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri, Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilluan  sot para dite homazhe në Varrezat e Dëshmorëve  të Kombit me rastin e  5-Majit, ditës së Dëshmorëve.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të ndryshëm nga politika si dhe veteranët e luftës së Dytë.

Në Varrezat e Dëshmorëve gjatë kësaj ceremonie janë vënë kurora me lule në nderim të dëshmorëve të rënë për atdheun pranë memorialit “Nëna Shqipëri”.

Dita e Dëshmorëve të Shqipërisë, 5 Maj, ka mbetur në historinë shqiptare si e tillë, duke marrë shkas nga data kur u vra Qemal Stafa. Ai ishte ndër të parët që u vra në fillim të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

/Veritas.com.al/