Qeveria e SHBA-së beson se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është shumë i gatshëm të mbrojë interesat ruse. Sipas zbulimeve më të fundit mes dokumenteve të klasifikuara, të zbuluara tashmë online në rrjet, Uashingtoni thotë se po monitoron nga shumë afër, Antonio Guterres.
Në disa dokumente përshkruhen komunikimet private mes z.Guterres dhe zëvendësit të tij. Ky është zbulimi më i fundit pas daljes së dokumenteve top-sekret, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se do t’i shkojnë deri në fund. Në dokumente përfshihen vëzhgimet që z.Guterres ka bërë për luftën në Ukrainë si dhe për një sërë liderësh afrikanë.
Diku flitet për dokumente të fokusuara mbi marrëveshjen e grurit në Detin e zi, të arritura me ndërmjetësimin e vetë OKB-së dhe Turqisë korrikun e shkuar, mes frikës për një krizë ushqimore globale.
Në raportet konfidenciale, thuhet se z.Guterres ishte shumë i butë, aq sa ishte i gatshëm të arrinte marrëveshjen që do të mbronte interesat e Rusisë.