(FOTO: Rudy Giuliani)

Nga: Veritas.com.al/

Revista “News”- sipas Reuters-, sapo njoftoi se presidenti i zgjedhur Donald Trump ka vënë “gishtin” mbi Giuliani si shef i Sigurisë Kibernetike.

Debatet e kohëve të fundit për piratim të informacionit në Departamentin e Shtetit dhe në Komitetin e partisë Demokrate, e kanë vënë Amerikën para dilemave të raporteve me Rusinë dhe me piratë të informacionit. Trump ka premtuar se në këtë fushë do të garantojë siguri të tillë që të mos rrjedhe informacioni.

Emërimi i Rudy Giulianit, ish kryetar i Bashkisë së New York dhe një nga më besnikët e Trump gjatë fushatës elektorale, me siguri krijon besim në realizimin e premtimit të presidentit të zgjedhur./

/Veritas.com.al/