Presidenti Donald Trump e quajti amnistinë e DACA ‘një faturë dashurie’ gjatë takimit konsensual të të martës mes Republikanëve dhe Demokratëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Ky mund të jetë një projekt-ligj i dashurisë, vërtet. Kjo është faturë e dashurisë dhe ne  mund ta bëjmë këtë”, tha Trump.

“Unë vërtet besoj se Demokrat dhe Republikan, njerëzit që qëndrojnë në këtë dhomë, vërtet duan që diçka të bëhet”, tha Trump, duke shtuar se ai po priste nga Kongresi një “projekt lig dashurie”.

Trumpi foli gjatë në takimin bipartizan, duke kërkuar që të ofrojnë legalizimin për përfituesit e programit  DACA, por gjithashtu t’i jepet fund zinxhirit të emigracionit dhe sistemeve të lotarisë, gjithashtu duke kërkuar sigurinë e kufijve.

Presidenti foli para reporterëve me Sen. Dick Durbin në të djathtën e tij dhe liderin e minorancës në Kongres, Steny Hoyer në të majtë. Anëtarë të tjerë të Kongresit, ku përfshihej edhe lideri pro- amnisti, Sen. Dianne Feinstein dhe ‘fajkoi’ i emigracionit Sen. Tom Cotton. Republikanë të tjerë mbështetës të amastisë si Lindsey Graham dhe Jeff Flake iu bashkuan takimit.

Trump tha se në qoftë se Kongresi bëhet së bashku mbi marrëveshjen e DACA, atëherë do të jetë i lumtur që ta firmosë ligjin- madje edhe sikur të bëjë kompromise të tilla që ai nuk i dëshiron.

“Unë jam shumë sigurt me këta njerëz në këtë dhomë”, tha Trump. “Unë kam besim të madh… në qoftë se ata vijnë te unë me gjëra që unë nuk i dua, përsëri  unë do ta bëj ligjin, sepse unë i respektoj”.

Veritas.com.al/