Multi-miliarda dollarë marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite do të firmosen sot, e Shtune, kur presidenti i Shteteve të Bashkuara po bën udhëtimin e parë jashtë vendit, duke filluar në Riyadh.

Zoti Trump dhe gruaja e tij Melania u përshëndetën në kryeqytetin Saudit nga Mbreti Salman, ditën e Shtune në mëngjes- sipas orës lokale.

Udhëtimi tetë- ditor do të vazhdojë gjithashtu në Izrael, në territoret Palestineze, Bruksel, Vatikan dhe Sicili.

Marrëveshja e të Shtunës mbi armët dhe gjigandin energjetik Aramco pritet të kapë vlerën, të paktën 150 miliardë dollarë.

/Veritas.com.al/