(FOTO: Ted Cruz para gazetarëve sapo ka dalë nga takimi me presidentin Trump)

Senatori Ted Cruz raportohet të jetë konsideruar si Prokuror i Përgjithshëm nga presidenti Donald Trump. Kështu raporton BreitbartNews- media më e afërt me presidentin Trump.

Fillimisht kajmi është dhënë nga Bloomberg, i cili e transmetoi si skup nga një burim anonim “familjar me çështjen”. Cruz, 45 vjeç, kishte një takim privat me presidentin Trump në Kullën “Trump” në New York ditën e Martë. Përmbajtja e takimit nuk është e njohur, por mendohet se bisedimet të kenë shkuar në drejtimin që Cruz mund ta vijë në bordin e Trump si anëtar kabineti.

Ish kryetari i Bashkisë së New York, që u përfol si Prokuror i përgjithshëm, tani nuk është më në këtë listë, por akoma është në listën për sekretar shteti në Shtetet e Bashkuara.

Cruz dhe Trump kanë pasur disa grindje gjatë zgjedhjeve primare të cilat u zbutën kur senatori i Texas-it tha se mund të votonte për Trump. Cruz ishte në fushatën presidenciale me zëvendës- presidentin Mike Pence në Iowa dhe Michigan.

Pence mbështeti Cruz në fazën primare të presidencialeve në Amerikë.

/Veritas.com.al/