Nga: Prof. As. Dr Rustem Celami:

Mantelbardhi etalon, kapacitet real i kalibrit ekslences kliniko shkencore perendimore, di edhe te thote jo, si Prof. Tritan Kalo.

Sepse preferon te jete i kristalte sic ka genet, sic eshte vete.

Ky gjigand real i mjekesise flet me argumenta te bazuara ne evidence saqe edhe ata qe nuk e duan apo nuk e pelqejne, heshtin perpara argumentave te tij.

Sot meritonte te ishte drejtues universiteti, fakulteti, departamenti, sherbimi, ministrie, ku pa dyshim do kishim nje realitet ne shendetesi me funksionale, me cilesore dhe me nen kontroll te kesaj pandemie.

Profesor Kalo udheton me autobuz dhe jo si nje pjese e mire te kolegeve te tij qe kane makina 100 mije euro, vila 500 mije euro. Ai ska as qindra mijera euro ne shpi as ne banka, pasuri te palujtshme, as klinika e aksionere etj etj sepse ai nuk shitet e blihet sikurse shiten nje pjese e e mire e kolegeve tane nga cdo ngjyre politike.

Në datën 24 shkurt 2021, ministria e Diasporës organizon takimin “Covid-19, sfidat, vështirësitë dhe menaxhimi i situatës nga mjekët në vend dhe diasporë”. Një prej folëseve, ishte vendosur edhe Tritan Kalo. Ky i fundit, u ka kthyer përgjigje organizatorëve se nuk do të jetë pjesë e takimit.

“Nga takimi i fund vitit 2013 në Pallatin e Brigadave me mjeket e diasporës “Thuaji Po Shqipërisë” askush prej 150 pjesëtarëve nuk u rikthye, por pas tyre janë larguar edhe qindra të tjerë. The show must go on”, shkruan Tritan Kalo në përgjigjen negative për aktivitetin, raporton newsbomb.al.