vasili

Kryetari i ri i LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur në distancë kryetarit të PS, Rama, i cili tha se ‘do të fitojmë aq shumë sa t’i drejtojmë vetë reformat, me një timon’. Rama ka aluduar me ‘dy timonë’ rreth koalicionit PS-LSI, që me sa duket nuk funksionon më.

Aspirata për të fituar shumicë parlamentare pa aleatin LSI ka shkaktuar mjaft debate rreth të ardhmes së PS në zgjedhjet e pritshme.

Petrit Vasili, përmes një statudi në Facebook tha se ‘Fundi i makinave me një timon dhe pa frena është gjithmonë i njëjtë. Populli është gjithmonë aty’, ka shkruar Vasili, duke aluduar se PS e vetme (me një timon) dhe e papërmbajtur në ëndërrime, nuk mund të ketë fundin që dëshiron.

Veritas.com.al/

vasili