TIRANË- Policia e Tiranës ka sekuestruar automjetin “Lamborghini Urus” të një 34-vjeçari të identifikuar si Sahit Shpataj, një person me precedent për disa vepra penale.

Sipas policisë në 2014, Shpataj u prezantohej çifteve në rrugë si punonjës policie dhe më pas i grabiste nën kërcënimin e armës, kryesisht në Kthesën e Kamzës, Tiranë.

Ai u kërkonte drejtuesve të mjeteve dokumentet dhe më pas i kërcënonte me pistoletë, duke u marrë shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera personale.

Edhe në momentin që ai është arrestuar, në atë kohë 23 vjeç, ai mbante veshur uniformën e policisë.

34-vjeçari Sahit Shpataj, për të fshehur të ardhurat e tij që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, kishte regjistruar mjetin luksoz në emër të një kompanie private ndërtimi në pronësi të Ervin Dullës, edhe ndaj këtij të fundit ka nisur një hetim.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *