Regjistirmi i popullsisë ose Censi 2023, po shoqërohet me parregullsi në terren, deklaroi këtë të mërkurë, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, që përfaqëson interesant e minoritetit grek në Shqipëri.

Konkretisht i referohej njëra prej pyetjeve në këtë cens, që lidhet me përkatësinë etnike dhe fenë, dy pyetje përgjigjet e të cilave janë me dëshirën e secilit për t’i plotësuar apo jo.

“Ka shumë raste kur regjistruesit në kundërshtim flagrant me ligjin, nuk e kryejnë shënimin në tableta por mbajnë shënime, me justifikimin se do i hedhin më vonë në tabletë”, tha ai.
Nga ajo që shpreh deputeti Dule, regjistruesit në terren po e cenojnë procesin dhe e kthejnë në një farsë, ndërkohë sipas tij, ata që deklarojnë etninë greke, nuk duhet të ekzistojë asnjë hezitim që të regjistrohen si të tillë.

“Kemi raste të denoncuara, në Tiranë, Korçë, Sarandë e gjetkë, ku nuk u drejtohen qytetareve pyetje në lidhje me përkatësinë etnike, gjuhën amtare dhe besimin fetar. Qytet që kërkojnë të deklarojnë dhe këto elemente, iu thuhet se këto elemente janë fakultative. Ligji e bën të qartë që përgjigjja nga qytetarët është fakultative, jo pyetja nga regjistruesit”.

Nga Jugu i vendit, ai solli këto dy shembuj për të mbështetur denoncimin e tij:

“Në Sarandë, një biznesmen i njohur kur kërkoi të regjistrohej përkatësia e tij etnike greke, në mënyrë të përsëritur u pyet nëse ishte i sigurt, sepse kishte biznes, sepse kishte prona dhe vetëm pas një insistimi të vazhdueshëm u regjistrua përkatësia etnike, gjuha amtarë dhe përkatësia fetare. Një rast tjetër, në shtëpinë e drejtuesit më të lartë të OMONIA-s kur regjistruesi po plotësonte dokumentacionit e kryefamiljarit, babait të tij, regjistruesi mohonte me insistim të regjistronte pjesëtarë të familjes”, tha kreu i PBDNJ-së.

Dule i kërkon Bashkimit Europian që të ndjek Censin 2023 dhe të shmang, sipas tij, çdo aspekt negativ, që të mos jetë një proces i dështuar për komunitetet minoritare dhe fenë