Një atentat i dështuar që kishte shënjestër Akil Nerjakun ka ndodhur mesditën e djeshme në zonën e plazhit të Durrësit.
Një person, i cili ishte brenda një furgoni dyshohet se ka qëlluar me snajper rreth orës 16:20. Plumbi kapi një makinë të rastit, por shënjestronte Akil Nerjakun, i cili sapo doli nga automjeti i tij tip ‘Benz’.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk ka asnjë njoftim nga policia për këtë ngjarje.