(FOTO: Arkiv)

Një turiste serbe është mbytur duke notuar në zonën turistike të Durrësit mëngjesin e sotëm.

60-vjeçarja është mbytur duke u larë, ndërsa nuk dihet ende shkaku.

Shkak mund të jenë bërë edhe dallgët e krijuara ditën  e sotme me uljen e temperaturës dhe krijimin e vranësirave.

 Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.09.2021, në orën 09:15, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetësja serbe D. S., 60 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.