Aksidenti ka ndodhur sot paradite, kur pasagjerët e një autobusi nisën të zbresin në ndalesën e radhës. Një makinë vinte ‘plumb’ dhe i mori përpara; njëra nga gratë vdiq në vend. Por më vonë u rëndua bilanci i viktimave.

Numri i viktimave ka arritur në dy, dhe të dy gratë janë nga fshati Lazarat. Tre pasagjerë të tjerë ndodhen në spital në kushte të rënda për jetën.

Sipas Policisë, ‘dy prej shtetaseve H. Ç., e S.K., banuese në Lazarat kanë humbur jetën ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën’.

Policia  ka shtuar se një makinë tip ‘kamionçinë’ që drejtohej nga Leonidha Klemo i ka përplasur gratë sapo kanë zbritur nga autobusi.

Klemo është prangosur dhe ndodhet në polici.

 

Veritas.com.al/