Dy helikopterë amerikanë Black Hawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji. Lajmin e ka ndarë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili e ka konsideruar një hap të rëndësishëm për të përmbushur operacionet e emergjecave me efikasitet.

Sakaq, Peleshi ka theksuar se ky bashkëpunim me SHBA, po tregon se vendi ynë është duke inveshtuar në forcën dhe sigurinë e tij.

Postimi i plotë:

Dy helikopterë amerikanë #BlackHawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.

Një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.

Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik #SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme./abcnews.al