Radhë të gjata janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, të cilat kanë ardhur për shkak të fluksit në rritje të hyrjeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë.
Në kushte të tilla, shtetasit shqiptarë të vendit fqinj e jo vetëm kanë qenë të detyruar të presin gjatë për të kaluar në anën tjetër të kufirit.
Për të përballuar sa më shumë të jetë e mundur fluksin e lëvizjeve në kontrollet e përbashkëta, policia shqiptare, por edhe ajo maqedonase po punon me 5 sportele, 4 prej të cilave për mjetet e vogla, e ne të shumtën e rasteve me procedurë të përshpejtuar.
Udhëtarët shprehen se duhet të presin për më tepër se dy orë në temperatura, të cilat shkojnë deri në 36 gradë celsius.
Vetëm dy ditët e fundit, nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë kanë hyrë me shume se 12 mijë shtetas./ a2cnn