Policia ka finalizuar dy operacione të veçanta në Fier dhe Lushnjë, duke vënë në pranga dy shtetas të akuzuar për ndezje të qëllimshme zjarresh, të cilat shkaktuan dëme të mëdha.

Në Fier, 61-vjeçari Sh. B., banues në fshatin Cakran, dyshohet se ndezi zjarr në luginën e lumit Vjosa, në zonën “Mezarak”, pjesë e parkut kombëtar. Si pasojë, u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke bujqësore, 300 pemë ulliri dhe bimësi e ndryshme e mbrojtur. Ai u arrestua për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Ndërsa në Lushnjë, 58-vjeçari A. K., banues në fshatin Dushk, u kap në flagrancë pasi ndezi zjarr në tokën e tij, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme. Gjatë punës së ekipeve të zjarrfikësve, ai dyshohet se i pengoi ata në përpjekjet për shuarjen e flakëve. Për këtë arsye, ai akuzohet për “Shkatërrim të pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *