James Polite, 26 vjeçari, i cili u arrestua të premten për akuzen se vandalizoi një sinagogë në Bruklin të enjten, është një aktivist Demokrat që dikur ka punuar për zedhenesen e Këshillit Bashkiak të New York City, Christine Quinn, si dhe eshte ofruar vullnetar për Barak Obamën.

New York Times raportoi të shtunën:

1.Polite u arrestua të premten dhe u akuzua për dem kriminal si një krim urrejtjeje sepse shkroi “Die Jew Rats”, “Hitler”, “End It Now” dhe “Jew Better Be Ready” në marker mbi muret e Union Temple të Bruklinit .

Policia tha se videoja e mbikqyrjes kapi z. Polite, nga Bruklin, brenda sinagogës.

Ai u mor në paraburgim të premten në mëngjes në skenen e një zjarri që ishte vendosur brenda dhomës së veshjes së Yeshiva Beth Hillel të Williamsburgut, thanë zyrtarët.

2.Polite u akuzua për zjarrvënie me dashje,venie ne rrezik dhe deme kriminale – të gjitha si krime të urrejtjes – për vendosjen e zjarreve në katër vende të tjera të lidhura me komunitetin hebre, duke përfshirë edhe një shkollë tjetër. Policia e njohu z. Polite nga videoja e mbikqyrjes në Union Temple.

Sinagoga ishte programuar per të pritur një event të Partisë Demokratike. The Daily Caller vëren se demokratët, duke përfshirë Guvernatorin e Nju Jorkut Andrew Cuomo, kane përdorur vandalizmin në mesazhet politike – deri në momentin e arrestimit.

Veritas.com.al/